PRIZES to win! PROMOTIONS

Close Notification

Your cart does not contain any items

Bomba berthamore e Shqiperise

Lutfi Dervishi

$47.95   $40.38

Paperback

Not in-store but you can order this
How long will it take?

QTY:

Albanian
Lutfi Dervishi
19 September 2025
Bomba bërthamore e Shqipërisë është një udhëtim analitik në zemër të krizave që kanë tronditur dhe po e riformësojnë shoqërinë shqiptare. Nga shpresa e madhe e dhjetorit 1990, kur fjala magjike ishte ""demokracia"", deri te realiteti i sotëm ku kryefjala është ""demografia"", ky libër analizon përplasjen mes ëndrrës europiane, krizave politike të pafundme dhe shpopullimit dramatik.

Lutfi Dervishi ndërthur reflektimin historik me analizën e realitetit aktual: Shqipëria e mbërthyer mes populizmit që i shteron energjitë dhe shpopullimit që i zbraz qytetet dhe fshatrat. Me një stil të qartë dhe shpesh therës, autori vë përballë iluzionet e tranzicionit me faktet kokëforta të statistikave, duke treguar se ""bomba bërthamore"" e vërtetë nuk është një armë ushtarake, por kombinimi vdekjeprurës i mungesës së shtetit ligjor, korrupsionit, emigracionit masiv dhe humbjes së besimit.

Ky libër është një thirrje për reflektim dhe veprim: për të kuptuar pse demokracia nuk e mbajti dot premtimin e saj dhe si shpopullimi po e vendos Shqipërinë përballë një krize ekzistenciale. ""Bomba bërthamore e Shqipërisë"" nuk është metaforë e largët, por realiteti që na rrethon çdo ditë.
By:  
Imprint:   Lutfi Dervishi
Dimensions:   Height: 216mm,  Width: 140mm,  Spine: 8mm
Weight:   163g
ISBN:   9798232146061
Pages:   136
Publication Date:  
Audience:   General/trade ,  ELT Advanced
Format:   Paperback
Publisher's Status:   Active

Lutfi Dervishi është gazetar, analist dhe pedagog me mbi tri dekada përvojë në media dhe komunikim publik. Autor i disa librave me ese, analiza dhe satirë politike, ai njihet për stilin e kthjellët, ironinë therëse dhe aftësinë për të lidhur faktet me sfidat e sotme shoqërore. Në qendër të punës së tij mbeten demokracia, media dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.

See Also