Lutfi Dervishi është gazetar, pedagog dhe autor satirik. Prej tre dekadash ai ndjek me lupë realitetin shqiptar, për ta kthyer më pas në aforizma që janë më therëse se editorialet, dhe paradokse që shpesh shpjegojnë më shumë se analiza të gjata. Pas librave ""Populli i këndon udhëheqësit"", ""O sa mirë me qenë shqiptar!"", ""300 fjalë për të kuptuar Shqipërinë"", ky botim, ""Më shpesh bie tërmeti se qeveria"", vjen si një fjalor satirik i Shqipërisë moderne, nga A në Zh. Këtu lexuesi gjen humor të zi, ironinë e përditshme, dhe reflektime që mbeten në mendje gjatë - një pasqyrë e një vendi që lëkundet pa u tundur.